Çaste poetike me poeten;-Fitore HAKLAJ

UJËVARË E DASHURISË

—————————–

Nën bubullimën e ujëvarës

Këndova këngën e paqës

E dëgjova heshtjen në frymën time

Deri sa zëri pushtoj edhe lumin

E mallkova diellin që nuk rrezonte

Shiun që bije në verën më diell

Stuhija që rrëmbente ëndrrën time

E loti ju bashkonte ujëvarës

U ula në gurin e bregut

Duke i folur zemrës se plagosur

Pse nuk më dëgjon moj e gjorë

Apo don të dalësh mbi krahëror?

Ngadalë të thash sa herë

Mos dëgjo zërat e mjerë

Si thika po ngulën mbas shpine

E ti do ngrihesh prap në këmbë

Erdhi koha të largohesh

I thua lamtumirë vendit të kujtimeve

Kur malli e mbulon edhe flokun

Ujëvara t’i lëdhaton sërish kujtimet

Do vij prap të ti

Ujëvarë e dashurisë.

/QendraPress/