Çaste poetike me poeten:-Fitore HAKLAJ

POEZIA IME

—————————

Për ty poezi u dogja shumë

Me ty qajta e buzëqesha

Të ti e gjeta shpirtin e humbur

Pa ty nuk mund të jem unë

Nuk e dita që ti je pjesa më e bukur

Ajo që më bën dritë në errësirën e natës

Je ushqimi im më i bukur shpirtror

Sa mirë flasim kur jemi bashkë

T’i them brengat e dëshirat e mia

Me thuaj ndalu, kur jam e lodhur

Vazhdo të lutem të më qëndrosh afër

Me ty jeta ime më është bërë art

Sa herë nuk më vini ju fjalë në mendje

Dora jote më prek në krahun tim

Si një zë në vesh më vie nga hapësira

E thuren vargjet nga ato ma të mira

Do jetoj me ty deri në frymën e fundit

Të dua sikur të ishe dita më e shkurtër

Unë do dhuroj vargje deri në pafundësi

E ti mua më fal si çdo herë vetëm lumturi.

/QendraPress/