Çaste poetike me poeten;-Flora Mezini BOJA

“Kur Bëhemi Një,,
—————————–
Tek ty, Shqipe, dhe guri bën dritë,
Flamuri valëvitet si zemër që rreh për cdo ditë .
Në muajt e verës, nuri yt më shumë ndritë,
bijtë e mërgimit vërshojnë si dallgë drejt brigjeve të amësisë.
Në tokën tonë amtare,
Shqiponja hap krahët si amanet i të parëve,
përqafon trojet si nënë që s’lodhet asnjëherë,
Se bukuritë e Shqipes do të rrojnë sa të kemi jetë ..
Këto troje do lulëzojnë më shumë,
kur ne shqipfolësit të derdhim zërat në një lumë .
Mos të rrimë më të ndarë,
se në damar na rrjedh gjak i pastër
Të gjithë kemi gjak Shqipëtar .
Jemi pasardhës të krahut të fortë,të Kastriotit
Se kështu na ka bekuar edhe Zoti,
Për këtë truall e për këtë Atdhe
Jetën e japim sikur me le.
Prandaj ju o bij të Shqipes së Madhe,
të bashkojmë zemrat si rrezet që bëjnë një diell,
t’i dalim zot këtij vendi që na bën të ndjehemi krenar
se të ndarë nuk e bëjmë dot Shqipen e vërtetë.
Kur të bëhemi bashkë,
Shqiponja nuk do derdhë më lot,
Bijtë e Kastriotit do jenë të fortë si male ,
mbi trojet që Zoti i fali si kurorë .
Ajo do fluturoi e lirë dhe krenare ..
Dhe kur zemrat tona të rrahin në një,
Çdo r’e tretet si mjegull mbi diell.
Shqiponja ngrihet më lart se kurrë —
e lirë, e pathyeshme,
mbi tokën tonë të Shqipes së madhe.
/QendraPress/