Çaste poetike me poeten;-Flora Preka DELIA

MBRETËRIT E MI ME PLISIN E BARDHË
——————————————-
Hej bac,qe po t’shkelqen plisi,
a po i duron,ato dhimbje shpirti,
e di se burri,nuk benë me qa,
se për atdhe,djali dëshmor ka ra.
Bac pasha besën,po ta them nje fjale,
djali nuk ka me vdek,sa gjalle te ketë shqiptare,
kem me ta kujtue,deri ne përjetësi,
se kurrë nuk harrohet,kush bie për SHYPNI.
Bac,vet na keni mesue qe ne djep fëmijë,
se duhet me i dale zot,nanes tone Shqypni,
se prej ne Molle te Kuqe,e deri ne Preveze,
ka me fluturua,kjo Shqiponja e zeze.
Mbahu o burrë plak,me plisin qe te shkëlqe,
bëju hallall trojeve,djalin qe ju dhe,
mbi gjakun e tij,sot lulzon liria,
një hap me afër bashkimit,është Shqiptaria.
/QendraPress/