Çaste poetike me poeten:-Flora TEMAJ

Neve

—————

Na duhet pakëz mallëngjim,

por, largimi përherë, mbetet trishtim,

nga mungesa, prehemi në heshtje,

jo rrallë zihemi me vete.

Të huaj jemi dhe nuk njihemi,

kështu veprojmë,

sa herë në udhë që shihemi.

Në tavolinë kur mbetemi vet,

nis në mendje diçka na vret,

duke mos dashur asgjë të kujtojmë,

është e kotë,

dehemi që dhimbjet t’i shtojmë,

nuk na lë ndërgjegjja të harrojmë.

/QendraPress/