Çaste poetike me poeten;-Flora TEMAJ

Ndodhë
__________________
Të vrapoj drejt vetmisë,
me të të flas e të pi,
herë buzagaz herë buzavaj,
çmenduria nuk ka skaj.
Për njeriun s’duhet të ketë kufi,
apo duhet të ketë liri,
të mendoj, veproj e të shkoj e ku s’të shkojë,
copëza: kujtime, hidhërime, gëzime, t’i bashkojë
me një, dy a tri gotë, verë e vetmi plotë.