Çaste poetike me poeten;-Florinda PLAKIQI

Vjeshta e trëndafilave

——————————–

Dua të falat nga ti,

flokut borë, yjet përtokë

terrin qoftë pak në gri

në trenin e fundit ku frymon ti.

Lulja të mos vyshk

vazot hirin e kujtimeve t’idhëta

ku qesha e qava e për çka ta di,

ta humb në erë, të rris dëshira.

/QendraPress/