Çaste poetike me poeten;-Ganimete JAKUPI

JETA ËSHTË DHURATË

—————————————

Jeta është dhuratë, një çast i bekuar,

Një fletë e bardhë, çdo ditë përshkruar.

Me diell a me shi, me buzëqeshje a lot,

Ajo ka vlerë — më shumë se çdo thesar në botë.

Çdo mëngjes që zbardh me dritë në dritare,

Është ftesë për të jetuar, jo për të ndalur fare.

Çdo frymëmarrje është një mundësi,

Të ndërtosh, të falësh, të ndjekësh dashuri.

Mos prit që gjithçka të jetë pa sfidë,

Në heshtje rritesh, si lulja nëpër pluhur e zhavorr lidhet.

Çdo plagë të mëson, çdo rënie të forcon,

Dhe çdo e nesërme një shpresë të dhuron.

Mos harro të qeshësh edhe pa arsye,

Se buzëqeshja shëron dhe zemrën e frymëzon.

Shiko përpara me besim e guxim,

Sepse jeta të pret në përqafim.

©️Ganimete Jakupi, Zvicër.

/QendraPress/