Çaste poetike me poeten;- Ganimete JAKUPI

DIPLOMA S’TË BËN NJERI

—————————————

Ti që shet mend vend e pa vend,

Që përbuz fjalën e shkel çdokënd,

Një copë letër në xhep e mban fort,

E veten mbret e sheh në çdo port.

Të njohim! Me mik e hile arrite, jo me mund,

Pa djersë, pa nder, shkove çdokund,

More diplomën thjesht si një letër,

Por shpirti nuk bëhet tjetër.

Historia na la plot shembuj si ti,

Akademikë me plot libra e tituj mbanin,

Gjithçka ata kishin,

Veç “diplomën e njerëzillikut” e kishin mangut.

Diktator s’bëhesh veç me fron,

Por edhe kur fjalën e kthen në dhunë,

Kur të tjerët i përdorë pafund,

Se ti ke një “post” e etikën askund!

Njeri s’të bën grada as titulli,

As letra me vulë e me shkrim tull,

Po edukata, modestia, nderi,

Aty matet vlera e njeriut.

/QendraPress/