Çaste poetike me poeten;-Gjelina Maçi KEÇI

Qysh se ike mu m’ni Dielli

——————————

Sapo fryrën m’tregoi dimri

Malli m’mbyti me t’përqafue,

Qysh se ike mu m’ni dielli

Tash po vuj për sytë e tue.

Shpirti jem në dorën tande

Ma nuk mundet me durue,

Zemrës teme ç’ka i bane

Rrezik rrahjet me ndalue.

Të betohem humba veten

Vetem Zoti ktë do ta di,

Se kuptoj kështu as jetën

Kam nevojë aromen me t’ndi.

Çuet me hanën po të pres

E po tretem grimë kaj grimë,

S’jam gjallë ,as nuk mund t’des

Hajde tretma shpirt merzinë.

/QendraPress/