Çaste poetike me poeten:-Gjyste DAJANI
E BUKUR ESHTE JETA……
————————
Shume vuajtje te shpirtit,
Ne fjale i ktheva..
Lexuesin dhe, veten
Besoj, s’i zhgënjeva,
U dhashë ze vargjeve,
Qe për mua te flasin,
Vargjeve qe u dhashë jete,
Motër me thërrasin!
U dhashë dashuri motre,
Mall te forte nene dhe gjysheje,
Krahë për te fluturuar,
Morën si dallëndyshe,
U dhashë lot gëzimi,
Edhe për te qare….!
Vargjeve u dhashë jete,
Sytë e mi… për te pare.
Shume mendime te tjera,
I kam fshehur thelle,
Ata s’dua ti prek,
Ne jete…..asnjëherë…!
Kane mbetur ne zemër,
Me vite mbuluar,
T’ju flas mbi misterin,
Akoma s’kam guxuar…!
Kam shkruar për bashkëshortin,
Dhe shume per familjen,
Nga Blinishti ne Lezhe,
CD dite ngas makinën,
Por misteri është një thellësi
Qe kurrë nuk është zbuluar,
Nuk dua t’me kaloje jeta,
Si ne errësirë… pa shkruar.
Shoh pamje te bukura,
Qe natyra na dhuron,
Jeta është e bukur,
Varet si e shikon.
Çdo ane negative ,
Me guxim duhet “luftuar”
Me vargjet dhe familjen,
Jam shume e dashuruar….!
www.QendraPress.com/
Çaste poetike me poeten:-