Çaste poetike me poeten;-Halime MUSA

FLAKADANI I EPOPES

———————————-

Ti, Prekaz, je marsi me lule

Tokë dardane, kurrë s’u përkule.

Linde Ademin në kullë prej gurit,

Lind ne ditëlindjen e Flamurit.

Një dritë e bardhë vjen prej motit,

Si kthimi i Gjergj Kastriotit.

Adem Jashari u ngrit mbi male,

Formoi ushtrinë çlirimtare.

Me pesë mars,agu po agonte,

Shkjau te hyj ne kullë tentonte

Baca iu doli ne pirtë pa tutë,

“Unë këtu jam,” – tha Oso Kuk.

Foli Hamza si Shqiponjë mali,

“Mos u trembni, ju gra e fëmijë;

Se kah rrëzojnë dielli dhe hëna,

Gjithmonë kjo tokë ka qenë Shqipëri.”

Bac Shabani lufton me djem,

“Askush lirinë, tha, nuk na e bjenë

Pushka që shkrepet për vatan,

Gjithmonë do te ndizet në flakadan!

/QendraPress.com/