Çaste poetike me poeten;-Hamide AXHAMI

DASHURI E BLERTË

—————————-

Blerimin e dashurova

Zërin e bukur të bilbilit

E adhurova

I hapë krahët

Kaltërsinë e qiellit të përqafojë

Fërfëlloi era

Ndër duar

Më mbërtheu ajo.

I druhem asaj

Ç’farë do ndodh pastaj!

Acarin që e krijoi

Dhimbje në shpirt

Ajo shkaktoi.

/QendraPress/