Çaste poetike me poeten;-Hamide AXHAMI

PESHA E FJALËS

—————————

Njeriu mund t’i ndjej fjalët,

jo vetëm t’i kuptoj ato!

Pavarësisht nga fjalët mirënjohëse,

Gabimi është i paevitueshëm.

Fjala e dhënë u pranua

Por e vërteta u mohua.

Dhe si pasojë,

rrugëtimi u pengua.

Ka fjalë të vjetra,

që ende nuk i kuptoj

Vlera përbuzet

Kurse e liga duartrokitet

Me krenari.

Ndjenjë dëshprimi.

Sa dhemb!

I hidhuri realitet.

/QendraPress/