Çaste poetike me poeten:-Hanife R.SALIHU

Dashuria që lartësohet

———————————–

Sot, qiellin e vështroj si me teleskop.

Dua ta shpërthej këtë kaltërsi e të mbërrij te shpirti yt i bardhë.

Dua të oshtijë qielli nga zëri yt i ëmbël.

Dua ta dëgjoj atë tingëllim

që më mbushte me dashuri.

Dua që të më rrëfehesh për ditën e sotme, të djeshmen e të nesërmen.

Po dua, të të kem në krah,

se ndihesha më e fortë.

E sot, qiellin po e shpërthej me sy,

se dua të të shoh nga lart,

duke më buzëqeshur ëmbël, NANË.

/QendraPress/