Çaste poetike me poeten:-Hanife R. Salihu

Qëndresë në tokën e dhuruar

———————————–

Në tokën e dhuruar,

Një jetë për ta jetuar,

Aty ku gjallon dhe rritet

Shpresa mes dhembjes.

E djeshmja mban në kujtesë

Rrëfimet e shpresës dhe dhembjes,

E sotmja të sfidon me buzëqeshje,

Por ashtin përpiqet të ta gërryejë.

Mes stuhive të kohës,

Ti qëndron si rrënjë e lashtë,

Dhe lulëzon, ngadalë, me guxim,

Drejt diellit të një të nesërme të bardhë.

E nesërmja të gjen të ngritur lart,

Në piedestalin e madhështisë,

Ku asgjë s’mund ta zbehë

Shkëlqimin e shpirtit tënd të pathyeshëm.

/QendraPress/