Çaste poetike me poeten;-Hatixhe Çollaku ADEMAJ

Rrugët

—————-

Rrugëve të sheshta, stacioneve të shpeshta,

ikin orët e pritjes pa kuptim.

Rrugëve që kryqëzohen,

njerëz që nguten e prapë vonohen —

tejmbushur është ky rrugëtim.

Ku po ikim, ku po shkojmë?

Kur po ngutemi, pse vonojmë?

Apo çdo veprim ka një të fshehtë kuptim?

/QendraPress/