Çaste poetike me poeten;-Hyrë H.FAZLIJA

Stinës…
——————–
Dhe i thua vetes pranverë,
apo thash se erdhe, bleruar…
Si m’shtron sofrën me të bardhë,
n’sy zjarri shkrihen
fluskat e borës,
m’përgjumë dimërisht,
n’stinën e ëndërruar.
Eh, sa dimër u bëre!
Përndjeke zogjtë,
zgjove dhimbjet ku lidhen eshtrat,
Pemët nuk ta mbajnë dot peshën,
tunden lodhshëm.
Kruspull, bri votrës,
digjen të fundmet dru,
gatuar ditën me ëndrra.
Ç’darkë?!
060425,
/QendraPress/