Çaste poetike me poeten;-Hyrë H.FAZLIJA

Vetëm…
—————
Varur të rri mbi gjoks mendimi.
N’ditëgjatë,
mbledh të gjitha kujtimet e djeshme,
n’pagjumësi, vargëzon yjet…
Varur, zvogëluar, drithëruar…
Sa larg të të prek,
të të marr në duar,
të të tund ashtu gjysmë- gjysmë…
N’gjysmën tënde rri shikimi, përvëlim.
Ha thonjtë e prerë gjer në mish.
N’iluzion të mbëdhtjellë mallshëm.
Dhëmb me dhëmb gëlltit largësinë.
Vetëm…
Jetuar n’etër, pa frymë…
Mbahesh.
Të mbanë fija më e hollë e perit,
lavjerrësja elektrike…
Të tremb frika mos bie.
Të tremb lartësia e largët.
Trembshëm jeton,
në ( pa) pafajësinë e jetës, Hënë…
310725,
/QendraPress/