Çaste poetike me poeten:- Hyrë H. FAZLIJA

Flokëbardhës…
———————————-
Sa bukur m’vjen, moj flokëbardhë,
si flutur m’futesh n’gji,
Dhe malli që dridhet buzës,
m’shkrinë zjarrin, me ty.
Flokëbardhë, moj nazemadhe,
Nusëruar n’sytë e mi.
m’mbyll qepallat si dritare.
më vesh shpirtin bardhësi.
Ja, vrapova, bashkë me ty.
Gjer në rrugën, shtruar borë
Dhe, më mbanë, si fëmijë
S’të lëshoj, të mbaj në dorë…
Sa lazdruar, flokëbardhë…
Lozim qiellit, dorështrënguar,
Do të dua edhe më shumë,
Po m’dhe kohë për të t’shijuar…
080126,
/QendraPress/