Çaste poetike me poeten;-Hyrë H,FAZLIJA

Çast…

——————–

Zhurmë që tundi shpirtin.

U bë hije,

hyri vrimës së çelësit,

mbuloi trupin, drithërimë…

Çast që lëvroi lëkurën…

Mbetur në ngërç gjunjësh,

zemrës i falesh për tallazin, rrufe…

Ajër. Flegrave të hundës,

digjet aroma e hijes në sy…

Vesa tretet n’mashtrim të dëshirës…

Çast jetëgjatësie fle në qepalla,

edhe kur nuk ngritësh dot…

/QendraPress/