Çaste  poetike me poeten;- Igball Brava KRIVANJEVA

Prag muzgu

————————

Nxitoj ta vë në foto këtë pragmuzg,

të vë të kuqen të verdhën dhe të errëtën

të përkëdhelem me valët e detit vë ëndrrën time të rrëzëllitur

të vë këngë e peshkatarëve në buzë…

E qenkam pulëbardhë Joni këtë muzg..

Nuk di në cilin stacion qiellor do ndaloj

po atë

zemrën që më ka marrë zemrën

e dua tani pa trokitje

po ku ta gjej vallë tani

Ku ta takoj???

Jam krushka e parë e lindjes dhe perëndimit..

Jam kalorësja që nxitoj drejt rrugës së diellit…

/QendraPress/