Çaste poetike me poeten;- Igball Brava KRIVANJEVA

KOLONAT E MORTJES

—————————–

Eci vetmitare

nëpër labirintet e mortjes,

As majtas, as djathtas

S’më lënë të shkoj…

Kryqëzimet e shumta

të rrugëve

s’më çojnë në një drejtim..

Kaos konfuzion

drejtimesh..

Drejtimi i vetëm i Njeriut

qenkërka Ferri…

Njeriu, ah njeriu

sikur s’ngjan në asnjë gjallesë,

Apo me fytyrë dhelpre

ngjan më shumë,

Se simbol ujqërish

U bëmë me njëri- tjetrin…

Engjëjt, sikur kanë harruar

të zbresin te ne,

sikur pëlqejnë vetën qiellin.

Bie ndesh

në pyetjen e çastit:

Mos ndoshta jemi më engjëj,

se vetë engjëjt?..

Përgjigjja mbetet në hije…

Çuditërisht, ç”po ndodh?

Kohët venë

e ikin shpejtësish

para nesh,

Ëndrrat mbeten si kujtime

për ditët e reja.

Vetëm,

nëse ecim të përbashkuar

dhe acaret do të mund

t’i ngrijnë kolonat e mortjes…

@ Igball Brava Krivanjeva

/QendraPress/