Çaste poetike me poeten;-Inida BRAHIMI

Desha të dija si je …
——————————–
Inati im ,
Buzagazi im,
Fytyrë e shpirtit …
Dritë dhe hije e kockës sime
Dije;
Në liqenin e gjakut asgjë s’ka ndryshuar
Barka e zemrës lëshuar
Veç shija e metaltë e trishtit tënd
përthyhet mbi mua
Shkëlqen mallimi në vena me sytë e tu
Plumb e plagë
Dhe krahët jehojnë në përqafim përvëlues
Vorbull triumfi në kërkimfalje
Trazim dhe qartësi
Llavë dhe akull
Asgjë s’ka ndryshuar në liqenin tim të gjakut
E vetmja gjë e prekshme është kjo e dielë
Që varet si kryqi që në ëndërr më dhe
Desha të dija si je …
/QendraPress/