Çaste poetike me poeten;-Irena HOXHA

“LUMI I ZI”

———————–

Eh’ ç’të ka zënë moj Shqipëri

t’paska përpirë i mallkum lumi i zi!

Me sëpatë në dorë si me prerë dru…,

kanë me kopsitë nja nga një, bijtë e tu!

Eh’ ç’mallkim besa t’ka rënë

si me lënë, e mos me jua prerë këmbë?!

Si me e lënë e mos me u vën’ fre,

këtyre horrave që s’kan sa din, as fe?!

Si me i lënë si me qanë Zot,

k’soj vampirash që as gjaku I popullit si ngop?!

#IrenaHoxha

/QendraPress/