Çaste poetike me poeten;-Isnie AMITI

KOHA E KALUAR
————————————-
Eh dikur njerëzit kishin telefona,
kurse sot telefonat kanë njerëz,
eh sa për çudi po e them,
ku u humbën ato që kanë qenë?
U humb llamba, u humb dhe feneri,
s`na mbeti respekti, as një pik nderi,
sa një thermi bëhet një bamirësi,
po ku ta gjejmë sot atë kënaqësi?
Vallë si ta kthej kohën përsëri?
na ka marrë malli në përgjithësi,
gjejmë diçka kudo që të shkojmë,
njeri të buzëqeshur më nuk shikojmë.
Eh sa më dhemb mua ky shpirt,
në çfarë kohe ne kemi arrit,
natën duam ta bëjmë dritë,
sherri dhe mllefi, s`lejojnë që të shndritë.
Nuk shohim qartë, jemi të përgjumur,
thuaj se jemi bërë si njerëz të humbur,
jemi të përçarë, gati tërësisht,
është për keqardhje dhemb shpirtërisht.
Ndonjëherë njeriu e mbjellë një pemë,
edhe pse e din që s`mund të rri nën hijen e saj,
por kjo është jeta, qoftë hije, qoftë shije,
ka mbarim pa vetëdije.
/QendraPress/