Çaste poetike me poeten;-Katerina BARBIERI

Koha rend

——————-

Koha rend e shkon,

shpirti krejt i zbrazur,

loti në sy pikon,

kujtimet n’muzg përplasur

Kujtimet ringjallen,

përhumbur mes resh,

ndukin e çmallen,

me buzëqeshje portretesh

Në shtigje malli,

nga mjegulla mbuluar,

jetës nga halli,

duhet rezistuar

Një erë nostalgjie,

kujtimet më tundi,

buzëqeshje çupërie,

u zgjua tej nga fundi

Asgjë s’është si më parë,

prag-pranvere e trishtuar,

buzëqeshjen lumi marrë,

malli tretur e shtegtuar!

Katerina Veizaj 14.03.2025 Italy

/QendraPress/