Çaste poetike me poeten:-Katerina BARBIERI

Udhë e jetës

———————————

Një erë e lehtë m’trazon kujtimet,

këputet syri nga lot i etur,

zemrës zhuritur, malli s’venitet,

jeta që zbehet ,si gjethe tretur

M’rremben në krahë një er e trishtë,

në ktë prag-mbrëmje derdhur pranverë,

dhe mpikset loti në synë e brishtë,

mjegulla mbulon ,shpirtin e mjerë

Jeta përherë nuk të shkon vaj,

ka të papritura dhe sfida plot,

dhuratë ësht shpresa dhe dritë e saj,

t’hap derën e artë, kudo në botë

Krejt horizontin e shoh të gjelbër,

si ngjyrë e shpresës që kundërmon,

me tingujt e zemrës thërras n’sy të verbër,

buzëqeshi jetës se nuk është von!

/QendraPress/