Çaste poetike me poeten; Kejsi SPAHIJA

Sa herë i kemi vrapu kohës,
Kur frika na ka mbështjellë grykët,
E të tulatur prej ikjes,
I jena fal pa kushte ndejtjes,
Ndejtjes në një kohë që nuk pret,
As nuk premton,
Veç garon pa rregulla,
Në mendjen tonë.
I jena fal pa kushte ndejtjes,
Të një trupi që nuk reagon,
Veç vegjeton në kohën që vrapon,
E trupin diku na e harron.
Ne na frikëson ikja,
Se mendjen; zemrën; shpirtin; trupin,
E kena në vendin tonë,
Edhe pse koha duket sikur nuk na premton,
Edhe pse koha me ne veç garon,
Të tulatur prej ikjes,
Veten e harrojmë.
•Tiranë Shtatorë/2023
/www.QendraPress.com/