Çaste poetike me poeten;-Klara SHEHU

Nuk vjen me fall, gjëja që do.

——————————————-

Po ndodhi, si zakonisht ndodh…

Ndonëse asgjë, nuk është provuar.

Njerëzia të siguron, ndaj mos u lodh.

“Se çdo gjë në botë, është e shkruar”.

Që të ndodh, ndodhia në jetë.

Vetë bëj gjithçka, për ta realizuar.

Njerëzia të siguron, si do ti vetë.

“Bëje.., bëje ashtu si e ke menduar”.

Ndaj vendos, zgjidhe dilemën.

Njerëzinë, mos e dëgjo.

Gojët e hallkut, të bëjnë gjëmën.

Me fall nuk vjen, ndodhia që do. /QendraPress/