Çaste poetike me poeten;-Klara SHEHU

Poezi dhe Heshtje
———————————
Në heshtje thashë të dua.
Kur heshtja ishte qetësi.
Mos rri në heshtje me mua.
E heshtur është jeta pa poezi.
E mbytur me heshtje pa kuptim.
Kërkova mundësi të të gjeja.
E lodhur zgjodha me durim.
Flladin e erës, pranë të të ndjeja.
Flladi i lehtë të përkëdhelte çdo natë.
Atëherë kur kóteshe në gjumë.
Të puthte sytë me buzën e thatë.
Dhe ti s’e kuptoje që isha unë.
Mos rri në heshtje me mua.
Nga malli i shpirtit jam tkurrur.
Në poezi do qëndrosh se të dua.
Kur jemi bashkë, është më bukur.
/QendraPress.com/