Çaste poetike me poeten.-Klara SHEHU

Poezi dhe Heshtje

————————————–

Në heshtje thashë të dua.

Kur heshtja ishte qetësi.

Mos rri në heshtje me mua.

E heshtur është jeta pa poezi.

E mbytur me heshtje pa kuptim.

Kërkova mundësi të të gjeja.

E lodhur zgjodha me durim.

Flladin e erës, pranë të të ndjeja.

Flladi i lehtë të përkëdhelte çdo natë.

Atëherë kur kóteshe në gjumë.

Të puthte sytë me buzën e thatë.

Dhe ti s’e kuptoje që isha unë.

Mos rri në heshtje me mua.

Nga malli i shpirtit jam tkurur.

Në poezi do qëndrosh se të dua.

Kur jemi bashkë, është më bukur.

/QendraPress/