Çaste poetike me poeten;-Klara SHEHU

Puthja është Hyjnore
———————————–
Shpesh u ndodh njerëzve.
Broçkulla të shkëmbejnë.
U ndodh të dashuruarve.
Kur mirëkuptim s’gjejnë.
Bëjnë sikur s’mërziten.
Ndonëse gjumi nuk i zë.
Gjithë natën përpëliten.
Fjala e ashpër, zgjuar i lë.
Shkëmbejnë dhe fjalë të ëmbla.
Fjalë shpirti, dashurie.
Kur flasin dy zemra.
Çelin lulet në kopshtie.
E ëmbël apo e ashpër.
Çdo fjalë njerëzore.
Fashitet si në ëndërr.
Nga dhurata Hyjnore.
Se Hyjnitë kanë menduar.
Broçkullat t’i sfidojnë.
Puthjen, si ndjenjë Hyjnore.
Të dashuruarve t’ja dhurojnë.
/QendraPress/