Çaste poetike me poeten:-Klara SHEHU

Rastësia

—————————

Gjithnjë do i them faleminderit.

Rastësisë, që na takoj të dy.

Më vështroje me bisht të syrit.

Qerpikët, që dridheshin mbi sy.

Ëndërroj takimin përsëri.

Dua dhe më shkon në mend.

Rastësia përsëritet, Zoti e di.

Mbase takohemi te i njëjti vend.

Përpiqem të besoj, por druhem.

A përsëritet mrekullia!?.

Në ndodhtë aspak s’do tutem.

Le të thotë ç’të dojë njerëzia.

/QendraPress/