Çaste poetike me poeten;-Kristina Ndoci TINA

Dy zemra një shpirt

————————-

Këtu sapo u gdhi përsëri,

Dielli hodhi rrezet

ngadalë,

natyra shndrit me ëmbëlsi,

mirëmëngjesi e para fjalë.

Hëna lundron mbi kodra,

dinakërisht më josh ta ndjek,

ah moj hënë mos bëj lodra,

s’mund të arrij të të prek.

Ky është kërkim i përjetshëm,

me diçka joreale t’sigurtë,

unë vetë jam e ndërgjegjshme,

stë arrij dot moj drenushë.

Ndaj shko e eja ti përsëri,

në mbrëmje o Hënë ti shndrit,

e paarritshmja si dashuri,

në ëndërr,dy zemra një shpirt.

E kur në ëndrra unë të tretem,

eja ngadalë e pranë më zbrit,

nuk dua e vetme të mbetem,

tek ëndërroj,dy zemra një shpirt.

Ti moj mikja ime e dashur,

ndriçomë lotin që më ngjit,

të shoh Ai,ndofta ka ardhur,

se e di,jemi dy zemra një shpirt.

Oh sa shpesh mua m’ka thënë,

në sa e sa mëngjese të hirtë,

dhe në mbrëmje me ty o Hënë,

o loçkë jemi dy zemra një shpirt.

Fjalët e tij zemrën më preknin,

i gjithë trupi më ka dhimb,

në largësi shpresë më jepnin,

n’ëndrra ne,dy zemra një shpirt.

Sa larg e afër jemi njëherësh,

si mund të durojë zemra e brishtë,

t’lutem Hënë fshehtas ta vjedhësh,

ma sill se jemi dy zemra një shpirt.

Sa duhemi o Hënë në largësi,

kjo dashuri n’vargje më nxit,

ndaj më merr ti në lartësi,

ta shoh se jemi,dy zemra një shpirt.

Sa herë Ai mua më shkruan,

ndjenjat e shpresat mi rrit,

e di se dhe Ai si unë po vuan,

e di,se jemi dy zemra një shpirt.

Kështu ne duhemi gjithmonë,

o Hënë e dashur mos u habit,

dashuria jonë është si ikonë,

ndaj jemi dy zemra një shpirt.

Sa herë ne lotojmë bashkë,

i themi njëri-tjetrit më prit,

oh ne jemi bërë si një tashmë,

po po..jemi dy zemra një shpirt.

Hënë moj mike ti lozonjare ,

sot e gjitha ndihem e mpirë,

ndofta unë e ai s’takohemi fare,

por mbetemi,dy zemra një shpirt.

/www.QendraPress.com/