Çaste poetike me poeten;-Kristina  Ndoci TINA

Dhoma e qetësisë

———————————–

Dhoma ime e kujtesës është si një bunker,

ku strehohem kur jeta shpesh më sulmon,

ndaj kam nevojë unë të kthehem ndonjëhere,

ashtu pa dashur mendja larg më fluturon.

Kaloj gishtat që dridhen mbi perden e vjetër,

dhe e tërheq me lëvizje krejt të papritura,

këtë pamje sigurisht e kam parë herë tjetër,

sa kohë u bënë ashtu larg të braktisura.

Gjithçka paska ndryshuar kaq shumë këtu,

se kisha menduar se si mundet kaq shpejt,

pse pyes unë veten në heshtje,si kështu,

e kujtime të atëhershme rrëshqasin si det.

Duart e mija sot krejtësisht të rrudhosura,

largojnë shtresën e pluhurit nga dritaret,

ngadalë e përmallur ul dorezat e pluhurosura,

para meje më shfaqen disa nga imazhet.

Hyj në dhomën time që aq shumë e dua,

sa kujtime gjej aty të mbledhura ndër vite,

sa të dhimbshme aq të bukura për mua,

në dhomën e errët më bëjnë rreze drite .

Sa pamje,sa rrugica në ato ditë të fëmijërisë,

të ëmbla,të qeta dhe tëpër të shkujdesura,

të cilat tashmë sa larg më kanë braktisë,

në mua kane mbetur monumente t’gdhendura.

Më sillen në kujtesë ashtu lehtë si pupël,

sikur koha ka ndalur tani në këtë moment,

papritur sikur dëgjoj një zë tepër të ëmbēl,

Ajo,e bukura ime,mbesa e vogël më thërret.

Ndërsa përreth vraponte flutura e gëzuar,

unë me një lëvizje kalova ashtu e heshtur,

në fëmijërinë time që tashmë është larguar,

e në mjegullën e kohës tashmë është zbehur.

Por është bukur kur ke të tillë të kaluar,

ti kthesh kujtimet qoftë dhe për një moment,

ditët kur isha aq e vogël për të kujtuar,

tani gjyshe i vlerësoj më shumë,

skam koment..

/QendraPress/