Çaste poetike me poeten;-Kumrie Avdyl SHALA

KUR TRUPI ECËN PA SHPIRT

————————————-

Nëse do ta largosh vuajtjen,

ajo nuk ikën vet;

vuajtja vetëm me vuajtje shuhet,

e rëndë është dhimbja

kur “shpirti” vdes,

e trupi ende ecën.

Kjo dhembje vjen si dhuratë e heshtur,

Atëherë kur mungon ai që ishte strehë e shpirtit.

Këmbët shëtisin anekënd, pa cak,

pa vend, pa kuptim.

Vuajtja nuk është sëmundje,

por plagë e lindur nga dashuria e madhe;

jo çdo dashuri

Zoti e lë të jetojë bashkë.

Kjo është “vdekja” shpirtërore,

më e rënda ndër të gjitha,

dhimbja që nuk varroset kurrë.

/QendraPress/