Çaste poetike me poeten;- Kumrie Avdyl SHALA

I MARR
———————–
Hapa derën e shtëpisë e të zemrës.
Ti fala gabimet mullarë.
Tani pret të bije në gjunjë,
O i mjerë me lajka.
Mjerë ti që poshnove me vetëdije.
Sikur në oden e babës ku rrite shtatin,
Çdo derë e mbylle me dashje,
Nga egoja e merazi.
Unë, e ruaj vendin pranë oxhakut,
Aty ku flitej për nderë e besë.
Por ti, nuk kurseve fytyrat, varg e vij, i the…
Si limon shtrydhe ndërgjegjjen,
Me gur varri hodhe besën.
Për kë? Për një endacak plehrash
Që theu zemrat që u deshtën?
Trillojë çdo gënjeshtër,
E, kush përkrahu këtë mesele, pos teje,
Sa mëkat bere, o i marrë!
/QendraPress/