Çaste poetike me poeten;-Kumrie BUÇPAPAJ

POEMË VJESHTE

(Zgjimi i poetes)

—————————–

Ndiesi, moment , trazirë,

si kjo pragvjeshte,

U thyer në mijra copëza diejt e shpresës,

 U vyshkë xhani si gjethet në heshtje,

Iku ajo drithërimë gazmore e jetës.

E ti qan me këtë vjeshtë , harlisur ,

shkëndijë fikur,

Bubullonë brendia si rrufetë lart në qiell ,

 Errësirë shpirti ,

si kjo kohë ngjyrë gri ,

stisur,

Veçse unë jam unë ,

si feniks shpejt ngrihem.

E dëshmojë,se jetën

përqafoj njashtu si ty dikur,

Bota ime nuk vjen nga hiçi që

ta muros në murë.

Jam pranverë e hareshme , lozonjare,

Si lule çel në çdo stinë e çdo kohë ,

e tillë jam,

 Andaj as ky çast nuk më dorëzon dot,

triumfale,

Rilindje betejash,ndez zjarr se

zjarr unin kam.

Zgjimi i poetes e s’mpreh penën,

Mbi fletën bardhësi ,

gërmëton poemën.

/QendraPress/