Çaste poetike me poeten;- Laura LAURA

Zana e poezisë
——————
Psherëtima poetike kthehet në re të zezë,
e pastaj loti si breshër që bie mbi fjalë të zhveshura.
Poetja, shpirt-lagur,
lemzohet me zë të perëndishëm,
të thellë si lutje e harruar aty në pragun e heshtjes.
Thonë se kur delfinët kërcejnë, moti sjell stuhi,
Dhe Kakomeja nxihet,
Unë e kam parë me sytë e mi,
Mbi mua koha të shfryhet.
Ashtu edhe kur shpirti më dridhet
qielli i brendshëm bëhet “smog”
Me vello trishtimi ondet më vishen,
Dhe gjithë mendimet i bëj tog .
Për kafen e zezë, pa sheqer,
ku hidhësia bëhet frymëzim.
Në filxhanin e natës, vargjet i derdh,
Si buf i ngulitur në shikim.
Dhe pagëzoj çdo yll me emër,
Per ata qê rranë në rrugëtim,
Poete që u dashurova vargjet,
Dhe me vargje u përgjigja në vazhdim.
Zemërsisht, nga Zana e Poezisë ,
I putha në një përqafim,
Mes yjesh heshtur u rreshtova,
Ne fund të bishtit të arushës,
Por në më të ndritshmin vezullim.
Laura Laura
Migel Flor
/QendraPress/