Çaste poetike me poeten;- Laureta MALAJ

Sa të kam pritur!

———————————-

Sa të kam pritur në netët bosh

një çast të vetëm të përqafoja.

Cigarja ishte e vetmja zgjidhje,

nga dora ime nuk e lëshova.

Sa ditë dhe netë unë të kam pritur.

Dhe ti nuk erdhe në strehën tonë.

Ndoshta asnjëherë nuk e kam ditur,

se ti do ngeleshe “një obsesion”

Të prita gjatë që të më vije

po ti s’u bëre më e gjallë.

Ndoshta atëhere kur t’më kërkosh,

ka ngelur vetëm një imazh bosh.

Tani i vetëm jam në k’të botë

të vetmen mike, cigaren time.

Të vetmes që unë i besoj

asaj i hap unë zemrën time.

/QendraPress/