Çaste poetike me poeten;-Laureta MALAJ

E ç’vlerë na paska jeta

————————————–

Asnjë nuk e di

sesi erdhi kjo jetë?

Çdo ditë që ne kalojmë

përmbysim nga një fletë.

Sa vite që kaluan

edhe sa prapë do vijnë,

Askush nuk e mësoi

k’të jetë që dha njeriun.

Sa pak të vegjël ishim

edhe sa shpejt u rritëm.

Nder breza kaq të brishtë,

herë veten” ne” goditëm.

Mësuam të jetojmë

herë mirë edhe herë keq.

Si qenka vallë kjo jetë?

Bëj mirë edhe gjej keq.

E ç’vlerë na paska jeta

kur shpirti më shumë vuan.

Më shumë në këtë jetë

pak çaste veç gëzuam.

/QendraPress/