Çaste poetike me poeten:-Laureta MALAJ

Ku paqja zgjon vetminë.

————————————-

Me kërkesë të shpirtit brenda vetes gjej

një ndjenjë e butë që s’e sjell asnjë re.

Në shpirtin tim të thellë, aty ku flen qetësia

gjendet paqja ime, jo në botë, por vetëdija.

Në udhëtimin e jetës, mes erërave të forta,

më mban forca e brendshme,

më udhëheq e ngrohta .

Askush s’ta jep atë që kërkon,

vetëm shpirti yt ,e di ku pikon.

Mos e kërko jashtë, aty s’gjen dot qetësinë,

vetëm brenda vetes ,ku paqja zgjon vetminë.

Dritën e shpirtit që shkëlqen si yll

në heshtjen e padukshme ,që s’u thanë kurrë.

/QendraPress/