Çaste poetike me poeten:-Laureta MALAJ

Malli që ngeli rrugëve të botës.

————————————-

Ju o zogj që shtegëtoni

Lart në qiejt pa mbarim,

Një dëshirë po ju kërkoj,

Të shkoni në vendin tim.

Male, fusha, kur të shkoni

Në vendin tim që s’jam unë sot.

U thuaj një ditë do kthehem

Në vendin tim që është më ngrohtë.

Tek burimet kur t’kaloni

Që nga malet, zbret kulluar,

Shkoni që të regjni buzën

Sepse është ujë i bekuar.

Me rrugicat lule plot,

Të shkoni afër mos nguroni,

Freskin që ato ju sjellin

Dot nga shpirti nuk i çoni.

Dhe tek pragu i shtëpisë

Kur të shihni nënën time?

Shkoni afër t’i qëndroni

Dhe t’i jepni përqafime.

I thoni merak mos t’ketë

Se jemi mirë me shëndet.

Edhe kur t’na bëhet mbarë

Do të vimë “ne” sa më parë.

/QendraPress/