Çaste poetike me poeten;-Laureta MALAJ

NJË BUKURI E RRALLË …
———————————
Zhurma e detit me dallgët lëmuar
pasqyra e detit më erdhi përballë.
Fustani i mëndafsh që preki me radhë gurët
më bëri të ndjeja këtë freski të rrallë.
Kitarja më ngeli në dorë e vetmuar
e priste që tingujt e saj të fillonin.
Dhe zerin melodioz me detin e ngatërruan,
dhe bën që të dyja një hit të krijonin.
Ndalova të ecja në gurët e heshtur
duke u mahnitur me atë mrekulli.
Aty ku sa herë e ndjen veten në paqe
aty ku dhe deti dhuron ngrohtësi.
/QendraPress/