Çaste poetike me poeten:-Laureta MALAJ

Motra ime !

———————-

Sa bukur ishte çdo agim

kur ne të dyja luanim bashkë,

të gjithë shtëpinë përmbys e kthenim

dhe fshiheshim mos të na gjenin.

Sa lojra kemi luajtur bashkë

edhe sa herë jemi mërzitur.

Por prapë se prapë me buzagaz

njëra – tjetrën e kemi pritur.

Gjithmonë kur luaje fëmijë

jam perëndeshë thoshe gjithnji.

Edhe tek dajot gjithmonë kur shkoje

“jam perëndeshë” këtë u thoje.

Sa shumë kujtime shkojnë ndërmend

për fëmijërinë tonë të bukur

Për buzëqeshjet që nuk mbaronin

dhe çdo minutë ato jetonim.

Edhe tani që s’je fëmijë

je perëndeshë e them tani.

Edhe të tjerë le mos ta thonë

ti shpirti motrës gjithmonë rrezaton.

/QendraPress/