Çaste poetike me poeten;-Laureta MALAJ

Një dhimbje e mbetur gjallë!

———————————–

Ka dhimbje dhe plagë që nuk mbyllen

Jetojnë dhe kthehen përsëri.

Në botën gënjeshtare që jetojmë,

Kur dhimbjen me sy e shikojmë.

Përse vallë fëmijët e pafajshëm?

Në krahët e nënës s’nxjerin zë.

Shpirti i tyre i vogël,

bërtet me aq forcë si asnjë!

Sa pak dhe sa shumë që jetojmë,

me dhimbje të madhe zemra qanë.

Ku vallë do kërkojmë ne të drejtën?

Ku botën e sheh ” kasaphanë “

/QendraPress.com/