Çaste poetike me poeten:-Lavdije HOXHA

Valë e detit e shkumëzuar!!

———————————-

Buzë detit rri e menduar,

Shikoj valën kur vjen e shkon,

Kur vala puthet me bregun,

Kureshtjen sa shumë ma shton.

Aty në rërën e lagur,

Shkruajta emrin dhe fjalën të dua,

Erdhi vala dhe ma fshiu,

Se ti më ke harruar mua.

Herë herë e qetë vjen vala,

Herë herë vjen me tërbim,

E ngre ujin në stërkala,

Zbardhëruar me shkumëzim.

E sodis valën me ëndje,

Emrin tënd shkruaj përsëri,

Vala vjen si e tërbuar,

Emrin tënd ajo prap ma fshi.

Shkumëzo moj valë e detit,

Tek ti ndjej një kënaqësi,

Shkon e vjen më prek tek këmbët,

Të lutem emrin mos ma fshi.

/www.QendraPress.com/