Çaste poetike me poeten;-Leonora N. LOKAJ

i ftohti i janarit plagët lidhë
malli merr edhe malin
epike bëhen lotët
shpirti thërrmohet copë e grimë
ngarend brigjeve të përmallshme
si gur që se merr deti n’përqafim
djepi që përkund dhimbjen time
gdhendur është me maje brisku
sa më shumë që e tund era
dhimbja rritet bëhet bjeshkë
moti ka çelur për ty lulja e mallit
që çelë njëherë në njëqind vjet
edhe këtë janar
lumenjtë më ndritin në sy
veç dhimbje
elegji vaji
e mall
/QendraPress/