Çaste poetike me poeten;-Leonora  N.LOKAJ

ELEGJI JANARI

I ftohti i janarit plagët lidhë

malli merr malin

epik bëhet loti

dhjetëra cigare digjen njëherësh

brigjeve t’përmallshme

të njëzet e tre “Janarëve”

Djepi që përkund dhimbjen time

gdhendur është me maje brisku

sa me shumë që e tund era

dhimbja rritet bëhet bjeshkë

moti ka çelur për TY

lulja e mallit që çelë

njëher në njëqind vjetë

Edhe këtë janarë

lumenjtë ndritin në sy

veç dhimbje

elegji vaji

e mall

rrjedhë kënga për TY…!

/www.QendraPress.com/